E dini se brenda 30 sekondave mund të kuptoni nëse keni ose jo një problem me zemrën? Ndiqni hapat më poshtë për të mësuar si.
#Hapi i parë
Në një pjatë të thellë hidhni ujë të ftohtë dhe sigurohuni që hapësira i nxë të dyja duart. Brenda në ujë, hidhni disa copa akulli.
#Hapi i dytë
Fusni duart brenda në pjatën bashkë me akujt dhe mbajini ekzaktësisht 30 sekonda. Kjo do t’ju bëjë të kuptoni si përgjigjet gjaku juaj në kontakt me të ftohtin.
Rezultatet e mundshme janë këto:
1. Gishtat tuaj mund të jenë skuqur dhe ky është lajm i mirë. Skuqja e duarëve tregon se nuk ka asnjë problem me oksigjenin në gjak. Nuk ka asgjë që s’shkon me qarkullimin tuaj të gjakut.
2. Nëse gishtat dalin të zbehtë prej aty (madje marrin ngjyrë mavi), duhet të shqetësoheni paksa. Mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut. Niveli i oksigjenit në qelizat e gjakut s’është i mjaftueshëm, ose mund të keni probleme me furnizimin e oksigjenit në gjak. Sidoqoftë nuk ka vend për panik, pasi duart e zbehta mund të dalin edhe për arsye të tjera.
Nëse përballeni me rastin e dytë, përpiquni t’i ngrohni duart dhe t’i masazhoni derisa t’i kthehen gjendjes normale.