Vdekjet nga kanceri i lëkurës janë tre herë më të larta se në vitet ’70. Ekspertët shprehen se rritja më e madhe vihet re tek meshkujt.

Autori i studimit, Michelle Mitchell tha: Ka shumë përfitime qëndrimi jashtë, sidomos pas periudhës së gjatë të izolimit.

Por diçka për të cilën ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm është mbrojtja nga dielli dhe mënyra se si të zvogëlojmë rrezikun e melanomës. Kontaktoni mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë ndryshim të pazakontë në lëkurën tuaj.

Cilat janë shenjat paralajmëruese?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shenja më e zakonshme e kancerit të lëkurës është një ndryshim në një nishan ose në ndonjë pjesë të lëkurës.

Është e rëndësishme të njihni lëkurën tuaj dhe si duket ajo normalisht, në mënyrë që të vëreni ndonjë ndryshim të pazakontë ose të vazhdueshëm.

Nëse një pikë e re ose ekzistuese fillon të ndryshojë formën, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të lëkurës.

Mund të rritet mjaft papritur, ose të ndryshojë me kalimin e kohës, por nëse është asimetrike është një ide e mirë ta kontrolloni atë tek një mjek.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse shihni se ndonjë nga nishanët tuaj po rritet në madhësi duhet patjetër ta kontrolloni menjëherë.

Ka edhe shenja të tjera që duhet të keni parasysh për të qenë të vetëdijshëm, duke përfshirë: Plagë e re që nuk shërohet, nishan që kruhet, dhemb ose që rrjedh gjak.

Nëse vëreni ndonjë nga këto shenja konsultohuni me mjekun tuaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";