Shkaktarët e kruarjes së lëkurës janë të shumtë, shkruan U.S. National Library of Medicine.

Ndonjëherë arsyeja mund të jetë shumë e thjeshtë siç janë rrobat që mbani veshur, transmeton lajmi.net.

Ka raste që kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një acarimi ose sëmundjeje më serioze.

Zgjidhjet për kruarjen e lëkurës nëse nuk bëhet fjalë për diçka serioze, janë të thjeshta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ju mund të zgjidhni të vishni rroba të një materiali më të butë, të përkujdeseni për të dhe të shmangni përtharjen e saj.

Ndonjëherë kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një problemi psikologjik ose depresionit.

Shkaktarët

  • Insektet si mushkonjat ose merimanga
  • Ekzema ose edema
  • Substancat që gjenden tek produktet kozmetike, pastrimit ose bizhuteritë.
  • Medikamentet për tensionin e gjakut, stomakut, dhimbjeve ose kolesterolit
  • Dëmtimi i nervave
  • Skleroza e shumëfishtë.

Në disa raste kur kruarja nuk largohet, mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve serioze siç janë:

  • Sëmundjet e veshkave,
  • Sëmundjet e mushkërive
  • Tiroidja
  • Diabeti
  • Mungesa e hekurit

Kura Natyrale 

Soda e bukës

Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me sodë buke.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qëndroni brenda në ujë për gjysëm ore dhe më pas thajeni të gjithë trupin, pa e shpëlarë me ujë.

Këtë trajtim bëjeni çdo ditë për disa javë që të zgjidhni problemin e kruarjes së lëkurës.

Pak ujë me sodë mund ta përdorni edhe për të lyer lëkurën në pjesët ku keni kruarje.

Uji i ftohtë

Sa herë që keni dëshirë për të kruar lëkurën bëni dush me ujë të ftohtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është një mënyrë shumë efikase për të shuar nevojën për kruarje të lëkurës.

Uthulla e mollës

Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me uthull molle.

Pas banjës shpëlajeni trupin me ujë të bollshëm dhe të vakët

Uthullën e mollës mund ta përdorni edhe për të lyer pjesët e lëkurës ku keni kruarje. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";