Njëzet e katër pasagjerë në autobus në Provincën Zhejiang rezultuan pozitiv në testin për koronavirus, pas një udhëtimi një orë e gjysmë të gjatë, më 19 janar, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Shkencëtarët besojnë se kondicioneri i ajrit mundësoi transmetimin e virusit duke përhapur spërklat virale në ambientin e mjetit të transportit.
Disa kondicionerë marrin ajrin nga jashtë dhe e dëbojnë brenda, ndërsa të tjerët, të quajtur njësi të ndara, riciklojnë të njëjtin ajër.
Ekspertët britanikë paralajmëruan muajin e kaluar se kondicionerë të tillë duhet të fiken ose të përdoren me dritaret e hapura për të parandaluar përhapjen e Covid-19. /Lajmi.net/
Advertisement