Më poshtë do ju tregojë kush janë ushqimet që dietologët rekomandojnë t’i shmangni.
1. Drithërat
Shumica e drithërave janë të pasura me sheqer të shtuar dhe me pak fibra apo proteina. Si rezultat, stomaku juaj, pak më vonë do të ndihet sërish i uritur, duke iu rritur dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira. Në vend të këtyre, provoni tërshërë.
2. Sanduiçe të blera gati
Një sanduiç me vezë dhe djathë mund të jetë një ushqim i mirë për mëngjes, nëse e bëni vetë. Por nëse e blini të gatshëm, ata nuk janë për t’u ngrënë për mëngjes, pasi përmbajnë mish ose suxhuk, djathë të tepërt. Nëse e konsumoni stomaku juaj do ndihet i rënduar, informon abcnews.al.
3. Lëngu jeshil
Ky lëng, sigurisht, është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të rëndësishëm. Por shumica e lëngjeve jeshile janë të pasura edhe me sheqer dhe nuk përmbajnë fibra ose proteina. Kjo do të thotë se për mëngjes është një lëng mjaft i dobët.
Kosi është një nga ushqimet më të shëndetshme, por ato kosat me fruta kanë shumë sheqer. Shmangini sa më shumë të keni mundësi. Në vend të tyre hani kos natyral duke i shtuar vetë frutat, mjaltin ose shurupin e panjës, informon abcnews.al.
5. Bukë e thekur me margarinë
Shumë njerëz zgjedhin që për mëngjes të hani një fetë bukë të thekur me margarinë. Por në të shumtën e rasteve, margarina përmban yndyrë trans, një yndyrë e rrezikshme që mund të rrisë kolesterolin e keq dhe të ulë kolesterolin e mirë. Kjo ju rrezikon nga sëmundjet e zemrës dhe diabetin.
Kafja nuk është e dëmshme për ta pirë, por nëse në vend të ushqimi zgjidhni atë, sigurisht që është. Kafeina mund të largojë oreksin tuaj përkohësisht, por ka të ngjarë se pasi ta pini do të keni dëshirë për ushqim të ëmbël. Në vend që të pini vetëm kafe, shoqërojeni atë me mëngjes.