Këto janë analizat që duhet të bëni nëse dyshoni se vuani nga gjëndrat tiroide

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse dyshoni për ndonjë çrregullim të tiroideve, por nuk jeni të sigurt, bëni analizat e gjakut për të parë nivelin e hormoneve të tyre. Veçanërisht, atë të hormoneve TSH, T3 dhe T4, si dhe antitrupat e tiroideve, shkruan libri “MEDICAL MEDIUM”.

Edhe pse nuk janë 100 për qind të sakta, këto analiza laboratorike janë të vetmet që mund të na tregojnë diçka. Tendenca e fundit e mjekësisë alternative është analiza e T3 Reverse. Mjekët mendojnë se është një tregues më i saktë i problematikave, ndërsa kritikët thonë se janë thjesht zëra të pabazuar, transmeton lajmi.net.

Në njëfarë mënyre, të gjithë kanë të drejtë. Niveli i hormonit T3 Reverse tregon një sërë problematikash, por është i ndërlikuar për t’u interpretuar. Megjithatë, asgjë nuk ju pengon që t’i kërkoni mjekut një analizë të tillë.

Në fund të fundit, e rëndësishme është që të kuptoni që mund të vuani nga tiroidet edhe nëse të gjitha rezultatet e analizave ju dalin brenda normave. Ka shumë njerëz, pjesa më e madhe femra, që shfaqin simptomat e një hipotiroiditi të lehtë.

Advertisement

Ndonjëherë duhen muaj të tërë ose vite përpara se sëmundja e tiroideve të zhvillohet deri në atë pikë sa të kapet nga analizat e gjakut. Plus që vlerat normale janë shumë të përgjithshme, dhe një gjendje jo e zhvilluar plotësisht mund të kalojë pa u vënë re.

Ditët e sotme, disa mjekë nuk hezitojnë që të mbushin receta me ilaçe për tiroidet, edhe nëse rezultatet e analizave janë brenda normës. Është një çështje ndërgjegjësimi dhe progresi, sidomos për femrat, zëri i të cilave më në fund po dëgjohet dhe ankesat e tyre po merren seriozisht.

Megjithatë, mos harroni se është vetëm ndikimi i ilaçeve me steroide që i lehtëson pacientët nga infeksionet virale të një grade të ulët. Kërkuesit janë ende larg zbulimit të shkaktarit të vërtetë të sëmundjes së tiroideve dhe luftimit të tij.

Edhe nëse dyshimet tuaja janë të pabaza, më “e keqja” që mund t’ju ndodhë, është përforcimi i tiroideve. Por nëse dyshimet tuaja janë të vërteta, jo vetëm që do ta përmirësoni këtë çrregullim, por do t’i kurseni vetes vuajtjet në të ardhmen. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy