Këto gjëra i ndodhin lëkures tuaj nëse nuk pastroni grimin para gjumit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më poshtë janë disa gjëra të dëmshme që mund t’i ndodhin lëkurës nëse nuk e pastroni grimin para se të flini, transmeton lajmi.net

Bllokohen poret e lëkurës

Kombinimi i vajit, djersës, baktereve dhe qelizave të vdekura të lëkurës mund të çojë në pore të bllokuara. Mund të ndodhë edhe nga grimi gjatë ditës, por lënia e tij gjatë gjithë natës i rrit edhe më shumë shanset.

Lëkura mund të plaket para kohe

Advertisement

Ngjyrat artificiale dhe përbërësit e tjerë në make up mund të shkaktojnë reaksione kimike të dëmshme dhe të përshpejtojnë plakjen e lëkurës. Lëkura vepron si barrierë mbrojtëse dhe nëse nuk e ndihmojmë atë të qetësohet natën, aftësia mbrojtëse dobësohet dhe mund të ndodhin ndryshime të padëshiruara tek gjenet.

Buzët thahen dhe plasariten

Kur mbani buzëkuq gjatë ditës, zakonisht ngrënia dhe pirja e bëjnë atë të konsumohet shpejt. Por kur flini, buzëkuqi ka mjaft kohë për të thithur lagështinë nga buzët tuaja. Nëse nuk e fshini para se të flini, ka shumë mundësi që të zgjoheni me buzë të thata dhe të çara. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy