Jo më kimioterapi për kurimin e kancerit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas medieve italiane, ky zbulim mund të revolucionarizojnë terapitë onkologjike, duke shfrytëzuar si terapi alternative neutralizimin e qelizave kancerogjene përmes medikamenteve, transmeton lajmi.net.

Studiuesit në Institutin Kërkimor De Bellis në Castellana Grotte kanë gjetur një mënyrë për të bllokuar një proteinë riparuese të ADN-së, duke bërë që të vriten qelizat e sëmura.

Kërkimi, i udhëhequr nga profesor Cristiano Simone dhe i mbështetur nga Fondacioni Airc, çoi në zbulimin e rolit të gjenit SMYD3 në neoplazma. Sapo të zhvillohen barnat frenuese të përhapjes së kancerit, kimioterapia mund të shmanget në 10-15 për qind të pacientëve me kancer të gjirit, zorrës së trashë, vezoreve dhe pankreasit.

Studimet nga ekipi i Simone kanë identifikuar në laborator rolin kryesor të një gjeni që prodhon një nga proteinat “punëtore” të përfshira në riparimin e ADN-së.

Advertisement

Kjo terapi mund të zbatohet në grupe të konsiderueshme të pacientëve me kancerit të gjirit (15 për qind të rasteve), zorrës së trashë (11 për qind), vezoreve (15) dhe pankreasit (10). /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy