Nga Spiegel

Pavarësisht fillimit të vaksinimeve, eksperti britanik i sëmundjeve infektive, Jeremy Farrar, nuk beson se do të ketë një kthim të shpejtë në normalitet. 59-vjeçari, është drejtor i “Wellcome Trust”, fondacioni i dytë më i madh në botë që mbështet kërkimin mjekësor. Shkencëtari ishte për 18 vjet drejtues i njësisë kërkimore klinike në Spitalin për Sëmundjet Tropikale në Ho Shi Min të Vietnam, dhe aktualisht është këshilltar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në një intervistë për “Der Spiegel”, Farrar thotë se jemi në fillim të një fazë të re dhe të rrezikshme të pandemisë, kjo pikërisht për shkak të mutacioneve të shpeshta që po pëson koronavirusi.

Dr.Farrar, a do t’i rikthehemi jetës sonë normale në vitin 2021?

Mendoj se nuk ka gjasa që të jemi në gjendje të rikthehemi në një gjendje krejtësisht normale brenda këtij viti. 2020-a ishte një përvojë shumë traumatike për njerëzit. Shumë prej tyre kanë humbur të afërm dhe miq. Fëmijët nuk mund të shkonin dot në shkollë, dhe të rriturit nuk shkonin dot në punë. Sot, kur shohim pamjet e njerëzve që mblidhen në një stacion të transportit publik, në aktiviteteve sportive, teatro dhe kinema, na duket si një epokë tjetër. Do të na duhet kohë që të gjithë të rifitojnë besimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

A do të jemi në gjendje ta mposhtim koronavirusin këtë vit?

Nëse e kuptojmë si duhet, po. Dhe nëse do të dimë se si t`a mbajmë larg virusin me kufizimin e kontakteve fizike. Për më tepër, pjesa dërrmuese e popullatës në të gjithë botën mund të vaksinohet kundër Covid-19 brenda gjysmës së parë të këtij viti. Me këto dy masa të kombinuara, ne mund të shpresojmë që vjeshta ose dimri i ardhshëm të shënojë fillimin e epokës post-Covid. Por tani për tani po hyjmë në një fazë të re e të rrezikshme të pandemisë.

I referoheni varianteve të reja të virusit që janë shfaqur në Britani dhe Afrikën e Jugut?

Po. Këta mutantë janë dukshëm më infektivë,dhe në vetëm pak javë janë bërë variantet dominuese të virusit në këto vende. Varianti britanik, është zbuluar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Gjermaninë. Mendoj se është e pashmangshme që këto variante të reja të përhapen, dhe të bëhen së shpejti dominante në të gjithë botën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo do t`a bëjë shumë më të vështirë kontrollimin e pandemisë. Situata mund të përkeqësohet nëse virusi do të vazhdojë të ndryshojë. Pra, aktualisht jemi në një garë dramatike kundër një virusi në ndryshim, që është nën një presion të madh imunitar.

Çfarë duhet të bëjmë për të fituar kundër tij?

Së pari, duhet të marrim masa të ashpra dhe urgjente për të ngadalësuar përhapjen e Sars-CoV-2, dhe varianteve të tij të reja. Së dyti, duhet të vaksinojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda gjysmës së parë të këtij viti, pjesë të mëdha të popullsisë globale.

Kjo duhet të ndodhë para verës. Nëse do të përfundonte në vjeshtë, nuk do të ishte dhe

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

aq shpejt. Pasi do të përjetonim një valë tjetër të madhe goditëse të virusit në dimrin e

vitit 2021. Dhe që të arrihet ky qëllim, Gjermania duhet të vaksinojë më shumë se 4 milion njerëz në javë. Pra jemi përballë një sfide të madhe.

A ekziston rreziku që vaksinat të mos funksionojnë më kundër varianteve të reja?

Deri më tani, nuk ka të dhëna dhe as prova për këtë. Por ekziston frika se antitrupat monoklonalë të zhvilluar për trajtimin e pacientëve me simptomave akute të Covid-19, të mos funksionojnë dhe aq mirë ndaj variantit të Afrikës së Jugut. Nëse virusi lejohet të përhapet pa kontroll, rritet rreziku që të shfaqen mutacione që i japin një avantazh edhe më të madh Sars-CoV-2.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe që kjo të ndodhë është vetëm çështje kohe. Nuk do të ishte e befasishme, nëse në një moment virusi të ndryshojë aq shumë sa që vaksinat të mos funksionojnë më. Atëherë do të na duhet të shohim të pafuqishëm rikthimin me furi të pandemisë, edhe nëse të gjithë tashmë do të jemi të vaksinuar. Një skenar i tmerrshëm.

A mund të përgatitemi për një skenar të tillë?

Ne kemi nevojë urgjente të zhvillojmë vaksina dhe ilaçe të gjeneratës së dytë, të cilat të synojnë më shumë proteina të virusit, duke shmangur në të njëjtën kohë variantet e reja. Dhe duhet të mbajnë nën një vëzhgim intensiv mënyrën se si po evoluon virusi në të gjithë botën.

Kjo do të garantonte zbulimin në kohë të varianteve të reja, deshifrimin e sekuencës gjenetike të virusit, në shumë më tepër mostra nga njerëzit e infektuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjerisht, Gjermania ashtu si shumë vende të tjera nuk po e bën këtë gjë në mënyrë të mjaftueshme. Mutantë të rinj mund të lindin kudo në botë, ndaj është në interesin e të gjithëve të mbështesim Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të koordinuar mbikëqyrjen në nivel global.

Ju keni bërë që në fillim fushatë për një shpërndarje të drejtë të vaksinave. A do të ketë sukses?

Ka një shans, dhe duhet të ketë sukses. Shpërndarja e drejtë e vaksinave, nuk duhet të bëhet vetëm për arsye morale. Nëse fillojmë duke vaksinuar vetëm njerëzit në vendet e pasura, dhe lejojmë që virusi të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Afrikë, në Indi dhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore, atëherë variante të reja do të shfaqen në këto pjesë të botës. Dhe këto variante të reja do të vijnë në mënyrë të pashmangshme në Evropë. Pastaj do të kthehemi aty ky ishim, në fillim të pandemisë.

A janë diktaturat më të përshtatshme për të luftuar pandemitë?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jo, nuk e mendoj kështu. Shihni Norvegjinë, Finlandën, Ganën, Zelandën e Re dhe Australinë. Të gjitha këto janë vende demokratike, dhe të gjitha e kanë kontrolluar virusin shumë mirë. Ajo që ka më shumë rëndësi është investimi afatgjatë mbi shëndetin publik, dhe mbi aftësinë e qeverive për të qenë të sinqerta me qytetarët. Bëhet fjalë për besimin midis qytetarëve dhe politikanëve, për strategjinë e duhur të komunikimit.

Çfarë kuptoni me këtë konkretisht?

Njerëzit nuk duan të dëgjojnë gënjeshtra. Ata nuk duan t’u premtohet diçka që ata që janë në pushtet nuk mund t’ua japin.

Si do t`a ndryshojë botën kjo pandemi?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është sfida e parë e vërtetë e shekullit XXI në një shkallë globale. Pas saj, nuk ka asnjë mënyrë sesi mund t’i rikthehemi punëve si zakonisht. Unë shpresoj që kjo pandemi të na detyrojë të gjithëve të vëmë në pikëpyetje mënyrën se si jetojmë. Shpresoj që kjo epidemi të na bëjë të kuptojmë se sa të prekshëm jemi, dhe jo vetëm ndaj pandemive. Thjesht mjafton të vëzhgoni se çfarë mund të bëjnë mikrobet shumë rezistente apo ndryshimi i klimës.

A jeni optimist?

Absolutisht po. Por nëse nuk i ndryshojmë gjërat pas një krize, ajo krizë do të përsëritet. Për shkak të tmerreve të dy luftërave botërore, u themeluan Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore dhe të tjerat. Këto ishin reforma të rëndësishme që na kanë ndihmuar të jetojmë në një botë më të mirë, dhe më të sigurt se kurrë më parë. Duhet të ekzistojë sërish një përpjekje e tillë e përbashkët globale. /Përktheu: Alket Goce-abc

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";