Akademikët britanik gjetën se pacientët me koronavirus që po merrnin tretman në njësite të kujdesit intenziv, të cilëve iu përshkrua medikamenti në fjalë, kishin 33 për qind gjasa më pak të vdisnin nga komplikimet e virusit, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, ekspertët shëndetësor nuk arritën të gjenin ndonjë përfitim shtesë që sillte medikamenti tek pacientët me virusin korona që nuk kishin shtypje të lartë të gjakut.

Ekspertët britanik thanë se nevojiten më shumë hulumtime për të vërtetuar këtë hipotezë shkencore.

Studiuesit në Universitetin e Anglisë Lindore bashkuan të dhënat nga studimet e mëparshme që kontrollonin gjendjen e 28.872 pacientëve në spital.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studimi tregoi se pacientët me shtypje të lartë të gjakut kishin 33 përqind më pak të ngjarë të vdisnin ose të vendoseshin në ventilator nëse merrnin medikamentin.

Hulutmimi, i botuar në revistën shkencore ‘Atherosclerosis Reports’, është më i gjerë dhe më i detajuar deri më tani. /Lajmi.net/