Dhimbjet e stomakut janë aq të zakonshme sa të gjithë i përjetojnë ato në një moment apo në një tjetër. Ka dhjetëra arsye pse mund të keni një dhimbje stomaku, shkruan “Living”.

Shumica e shkaqeve nuk janë serioze dhe simptomat kalojnë shpejt. Në përgjithësi, nuk ka nevojë të shikoni përtej kuzhinës suaj për një zgjidhje, transmeton lajmi.net.

Xhenxhefil

Që nga kohërat antike, njerëzit i janë drejtuar xhenxhefilit si një ilaç për të gjitha, nga dhimbja te marramendja. Nuk është thjesht një përrallë e të moshuarave. Studimet kanë treguar se xhenxhefili mund të jetë një trajtim shumë efektiv për disa lloje të shqetësimeve të stomakut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një anti-inflamator natyral, xhenxhefili është i disponueshëm në shumë forma dhe të gjitha mund të ndihmojnë. Suplementet e xhenxhefilit janë të lehta për t’u marrë, ndërsa disa njerëz e preferojnë xhenxhefilin në formë pijeje, si çaj për shembull.

Çaj kamomili

Një filxhan çaji kamomili mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së stomakut, duke vepruar si një anti-inflamator. Këto veti anti-inflamatore ndihmojnë muskujt e stomakut të relaksohen, gjë që mund të zvogëlojë dhimbjen e ngërçeve dhe spazmave.

Dieta BRAT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dieta BRAT përfshin bananet, orizin, salcën e mollëve dhe bukën e thekur, që ndihmojnë për të qetësuar dhimbjet e stomakut, përzierjet ose diarren.

BRAT përmban ushqime me fibra të ulëta dhe asnjë nga këto ushqime nuk përmban kripë ose erëza, të cilat mund të përkeqësojnë më tej simptomat. Kjo dietë e butë është e zakonshme kur ndiheni të sëmurë dhe doni të hani diçka. Provoni ta thekni shumë bukën, gjë që mendohet se zvogëlon të përzierat.

Mente

Mentja shpesh rregullon të përzierat dhe shqetësimin e stomakut, sepse mentoli në gjethet e saj është një analgjezik natyral, ose thënë ndryshe qetësues i dhimbjeve. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";