Të bërit banjë është një veprim i përditshëm shumë i rëndësishëm për higjenën, por jo vetëm. Ky ritual anti-stres i bën shumë mirë zemrës, thonë ekspertët, shkruan lajmi.net.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Heart, shpjegoi se të bërit banjë në një vaskë me ujë të ngrohtë ndikon në uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia me të paktën 28 përqind.

Sipas studiuesve, sa më shpesh të bëhet një ritual i tillë, aq më i lartë do të jetë ndikimi në shëndetin kardiovaskular.

Gjëja e parë që ndodh në organizëm pas kryerjes së rregullt të këtij rituali është ulja e rrezikut të shfaqjes së hipertensionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të bërit banjë në vaskë, besohet të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e shëndetshme të tij.

Ekspertët thonë se banja apo dushi i ngrohtë  duhet bërë 1 deri në 2 orë përpara gjumit.

Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Ai na qetëson por edhe ul temperaturën e trupit dhe e bën gati atë për ardhjen e gjumit. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";