Pandemia e Covid-19, ka shkëputur vëmendjen për infeksionin e HIV, apo sëmundja e shekullit si ajo njihet ndryshe.
Olimbi Hoxhaj, Kryetarja e Shoqatës së Personave që jetojnë me HIV ka deklaruar se numri i testimeve këtë vit për shkak të pandemisë ka qenë shumë i vogël.
Fatkeqësisht me 81 rasteve të reja, këtë vit i infektuar ka rezultuar edhe një foshnje. Ndërkohë që problem janë edhe moshat e reja të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura.
Në total në vend të diagnostikuar me HIV pozitiv prej vitit 1993, ku është shënuar edhe rasti i parë, ka shkuar në 1387. 29.8 % e rasteve janë të grupmoshës, 35-44 vjeç, më pas vijnë grupmosha 25-34 vjeç, 27.3%. Rruga seksuale e transmetimit të virusit HIV vazhdon të predominojë në vendin tonë, e cila konstatohet në afërsisht 95.4 % të rasteve.
Në raportin e ISH theksohet se vitet e fundit vihet re një rritje e numrit meshkujve që kryejnë seks me meshkuj të diagnostikuar me Sindromin Imuno Deficitar të Fituar.