Herpesi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi simpleks i herpesit. Virusi shfaqet në dy forma: virusi  simpleks i herpesit i tipit 1 (VSH-1) dhe virusi simpleks i herpesit i tipit 2 (VSH2).

Tipi 1 shkakton flluska përreth gojës dhe hundës, por edhe në zonën gjenitale, kurse tipi 2 shkakton flluska dhe dhimbje në organet gjenitale.

Më pas këto flluska, plasin dhe pezmatohen. Të dyja llojet merren përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me një person të infektuar. Infeksioni fillestar mund të jetë i dukshëm dhe shfaq shenja dhe simptoma që mund të zgjasin 1 ose më shumë javë.

Pas shpërthimit fillestar, virusi qëndron i fjetur në zonat e infektuara, duke u aktivizuar herë pas here. Këto episode zgjasin rreth dhjetë ditë. Ato mund të fillojnë me sëmbime, kruajtje ose dhimbje, para se flluskat të bëhen të dukshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Barnat antiviralë mund të ndihmojnë që ky virus të shfaqet sa më pak ose të ndikojë në kohëzgjatjen e tij. Ndonjëherë, ata përdoren për të parandaluar rishfaqjen e virusit gjatë fundit të shtatzënisë.

Në qoftë se vuani nga herpesi gjenital, foshnja mund të infektohet gjatë lindjes dhe rrezikohet më shumë, kur nënës i shfaqet infeksioni shumë pak kohë para dhimbjeve të lindjes. Infeksioni i herpesit është shumë i vështirë që të parandalohet te foshnjat e porsalindura.

Në shumicën e rasteve të infeksioneve të shfaqura te foshnjat, nëna nuk ka shenja apo simptoma që tregojnë praninë e herpesit gjatë dhimbjeve apo procesit të lindjes. Gjithsesi, është e rëndësishme që ky infeksion të parandalohet, pasi është i rrezikshëm për jetën e të porsalindurit.

Përveç kësaj, foshnjat e porsalindura që marrin këtë infeksion, pavarësisht nga mjekimi me barna antiviralë, rrezikohen nga infeksione të rënda që dëmtojnë sytë, organe të ndryshme ose trurin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse keni qenë të infektuara me herpes gjenital, foshnja nuk ka gjasa të preket në lindje nga një infeksion i rëndë. Gratë që e kanë pasur këtë sëmundje, formojnë antitrupa që ua kalojnë foshnjave të tyre, duke u ofruar mbrojtje të përkohshme.

Megjithatë, ekziston ende një rrezik i vogël, dhe nëse flluskat janë të pranishme, lindja me operacion ul rrezikun e infektimit të foshnjës. Në fakt, ky është edhe standardi aktual i përkujdesjes, që zbatohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/