Hudhra ka cilësi antibakterale, antikërpurdhore, antiinflamatore dhe antikanceroze, transmeton lajmi.net.

Veç kësaj, limoni është i pasur me vitaminën C me cilësi antioksidative, mirëpo në kombinim me limonin, ky antibiotik natyral bëhet edhe më i fuqishëm.

Ndërsa ekzistojnë ilaçe që ulin kolesterolin e keq, një nga ushqimet natyrale që përdorim është më i rekomanduari.

Studimi, i realizuar nga shkencëtarët nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Iran, u krye në 112 persona me nivele të larta të yndyrës në gjak. Këta njerëz ishin të ndarë në 4 grupe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi i parë merrte hudhër dhelimon, grupi i dytë vetëm 20 gramë hudhër në ditë, grupi i tretë merrte vetëm një lugë çaji lëng limoni, teksa grupi i katërt nuk merrte asgjë.

Pas 8 javësh vëzhgimi, rezultati befasues erdhi nga grupi që kishte marrë 20 gram hudhër dhe një lugë çaji lëng limoni çdo ditë. Nivelet e tyre totale të kolesterinës dhe fibrinogjenit kishin pësuar ulje të konsiderueshme në krahasim me grupet e tjera. /Lajmi.net/