Sipas mjekësisë britanike, kanceri i zorrëve është një term i përgjithshëm për kancerin që fillon në zorrën e trashë, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.
“Në varësi të vendit ku fillon kanceri, kanceri i zorrëve nganjëherë quhet kancer i zorrës së trashë ose rektumit”, sipas NHS-së.
Shumica e njerëzve të diagnostikuar, shton tutje NHs, janë mbi moshën 60 vjeçare”.
Shenjat paralajmëruese të kancerit të zorrës së trashë ose të zorrëve ndonjëherë mund të kalojnë pa u vërejtur, gjë që mund ta bëjë të vështirë diagnostikimin e hershëm.
Sidoqoftë, kjo është lista e simptomave kryesore të kancerit të zorrëve:
– një ndryshim i vazhdueshëm në jashtëqitje – jashtëqitje të shpeshtë, e nganjëherë edhe të lëngshme
– Gjak në jashtëqitje
– Dhimbje barku, fryerje, çdoherë të sjella pas ngrënies së ndonjë ushqimi
Nëse këto simptoma zgjasin për më shumë se katër javë, është e rëndësishme të vizitohet mjeku i përgjithshëm. /Lajmi.net/