Gjermania ka rekomanduar zyrtarisht sot që vaksina AstraZeneca kundër Covid-19 të mos përdoret tek njerëzit mbi 65 vjeç.

Një deklaratë nga Komiteti i Përhershëm i Vaksinave të Institutit Robert Koch, shërbimi kryesor shëndetësor publik i Gjermanisë, tha se deri më tani nuk ka të dhëna të mjaftueshme aktualisht për të përcaktuar se sa efektive është vaksina për ata mbi 65 vjeç”.

Për këtë arsye, komiteti rekomandoi që ajo të përdoret vetëm për njerëzit e moshës 18 deri 64 vjeç.

Instituti Robert Koch tha se të dy vaksinat, të miratuara nga autoritetet e BE, nga BioNTech / Pfizer dhe Moderna u konsideruan “ekuivalente për sa i përket sigurisë dhe efikasitetit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendimi i komitetit gjerman të vaksinimit u parapri nga dy artikuj në gazetat gjermane Bild dhe Handelsblatt, të cilat shkruanin se qeveria gjermane kishte dyshime në lidhje me efektivitetin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit në të rriturit mbi 65 vjeç.

Duke cituar shkencëtarë britanikë dhe burime të qeverisë gjermane, të dy gazetat shkruan se efektiviteti i vaksinës AstraZeneca mbi moshën 65 vjeç është vetëm 8% .

Sidoqoftë, industria farmaceutike britanike ka mbrojtur efektivitetin e vaksinës tek njerëzit mbi 65 vjeç, duke hedhur poshtë raportet në mediat gjermane dhe duke këmbëngulur që efektiviteti i saj është 100%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";