FDA ka krijuar një barë kundër sëmundjes së Alzheimer për herë të parë në 20 vitet e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Administrata e ushqimit dhe barërave (FDA) e aprovoi barin të mërkurën, raporton “DailyMail”.

Ky barë ka kaluar testimin si efektiv për trajtimin e sëmundjes së Alzheimer, sëmundje e cila prekë shumë persona në moshë më të vjetër, transmeton lajmi.net.

Përdorimi i barit mund të filloi që në mars dhe për të gjithë pacientët me Alzheimer ky është një lajm i mrekullueshëm sepse sëmundje e tyre është cilësuar deri tani si e pashërueshme.

Deri më tani testimet kanë rezultuar në përmirësime deri në 40% tek pacientët, por testime të mëtutjeshme nevojiten akoma.

Advertisement

Mendohet se deri në vitin 2025, shitjet e këtij bari do të kenë arritur shifrën prej 5.3 miliardë dollarë.

Zbuluesit mendojnë se bari është gati për të filluar përdorimin dhe se testimet e mëtutjeshme mund të ngadalësojnë procesin e shërimit tek shumë pacient.

Mirëpo testuesit thonë se ata duhet të sigurohen në efektshmërinë dhe efikasitetin e barit para se ai të aprovohet, në mënyrë që të shmangin komplikimet e mundshme tek pacientët. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy