Ka arsye të panumërta se përpse një mollë në ditë mund të mbajë mjekun larg, shkruan “AgroWeb”.

Disa prej tyre janë humbja e peshës, forcimi i imunitetit, ulja e rrezikut ndaj kolesterolit dhe reduktimi i prekjes nga sëmundjet e zemrës, transmeton lajmi.net.

Por ekziston edhe një arsye tjetër, më pak e njohur, por po aq e rëndësishme: mollët kanë treguar se ndihmojnë në rritjen e baktereve “të mira” që jetojnë në sistemin tretës, duke përmirësuar shëndetin tuaj të mikrobiomës.

Duke u mbështetur në kërkimet e fundit shkencore, ne iu njohim më tepër me këtë vlerë të shtuar të mollëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së pari, çfarë është mikrobioma?

Mikrobioma është një bashkësi bakteresh, kërpudhash dhe virusesh që jetojnë në trupin tuaj. Përqendrimi më i madh i këtyre mikroorganizmave ndodhet në sistemin tretës, ku ata janë përgjegjës për një numër të jashtëzakonshëm të funksioneve shëndetësore.

Mikrobioma e sistemit tretës lidhet me gjithçka, duke filluar që nga gjendja juaj emocionale deri tek kontrolli i oreksit dhe i peshës tuaj.

E vetmja mënyrë që mikrobioma mund të bëjë punën e saj për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm është duke mbajtur bakteret “e mira”  dhe bakteret “e këqija” në ekuilibër.

Fatkeqësisht, studimet tregojnë se një regjim ushqimor i pasur me yndyrna të ngopura, sheqer dhe i varfër në bimë dhe fibra, mbështet rritjen e baktereve të këqija dhe shkatërron bakteret e mira. Rezultati është një sërë problemesh shëndetësore, që nga mbipesha deri tek shëndeti i dobët mendor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si ndikojnë mollët në shëndetin i sistemit tretës?

Mollët përmbajnë: polifenole dhe pektinë, një lloj fibrash probiotike që mund të kontribuojnë në shëndetin e organeve pjesë e sistemit tretës.

Probiotikët janë përbërje që nxisin rritjen e baktereve të mira. Shumica e probiotikëve janë fibra me origjinë bimore, por kërkimet kanë zbuluar se disa antioksidantë polifenolë mund të kenë gjithashtu veti probiotike.

Për të pasur më shumë përfitime shëndetësore nga mollët, sigurohuni që të kosumoni të gjithë frutin përfshirë edhe lëkurën. Lëkura është pjesa e mollës që përmban nivelet më të larta të fibrave probiotike.

Gjithashtu nëse keni mundësi, bëni mirë të zgjidhni mollë organike. Një studim zbuloi se mollët organike kontribuojnë në një mikrobiomë më të larmishme dhe të shëndetshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tani për tani, provat tregojnë që mollët mund të kenë një ndikim pozitiv në shëndetin e mikrobiomës, por ka ende kërkime për t’u bërë.

Si përfundim, gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbështetur rritjen e mikrobeve të dobishme është të pasurit një regjim ushqimor të larmishëm. /Lajmi.net/