Pijet energjike kanë efekte anësore të mundshme nëse nuk konsumohen me kujdes siç këshillohet në ambalazhin e tyre, shkruan “CaffeineInformer”.
Për disa njerëz, sidomos fëmijë, nuk ka sasi të sigurt të konsumit të pijeve energjike, çdo sasi mund të jetë shumë e rrezikshme, transmeton lajmi.net.
Kjo ndodhë sepse përbërësit e pijeve energjike janë të shumta dhe të llojllojshme, duke i bërë ato më të rrezikshme në raportin e efekteve negative të mundshme.
Disa prej këtyre efekteve mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Siguria rreth konsumit të pijeve energjike është një problem masiv, pasi që fëmijët dhe adoleshentët që i konsumojnë vazhdimisht rriten në numër.
Disa vende e kanë ndaluar shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 16 vjeçare.
10 nga efektet anësore më të shpeshta janë këto:
Palpitacione / takikardi
Dridhje
Agjitacion / shqetësim
Probleme gastrointestinale
Dhimbje në kraharor / ishemi
Marramendje / sinkopë
Paretezia (ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje e lëkurës)
Pagjumësia
Bllokim i rrugëve të frymëmarrjes
Dhimbje koke
Nëse ju filloni të keni këto probleme duhet t’i drejtoheni mjekut specialist menjëherë dhe të kërkoni ndihmë mjekësore. /Lajmi.net/