Drejtori i Pfizer: Deri në fund të 2021-shit do të ketë më shumë vaksina se sa do duhen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drejtori i Pfizer: Deri në fund të 2021-shit do të ketë më shumë vaksina se sa do duhen

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla tha se është i bindur që deri në fund të vitit 2021 do të ketë më shumë doza të vaksinës kundër COVID-it, se sa do të jetë e nevojshme në luftën kundër pandemisë.

“Jam i bindur që deri në fund të vitit 2021, do të ketë më shumë vaksina sesa që do të kemi nevojë. Po bëjmë gjithçka që të rrisim kapacitetet prodhuese, por problemi qëndron se ato duhet t’i rrisim muajve të ardhshëm”, tha Burla.

Ndërkohë ai ka theksuar se është e rëndësishme që qeveritë të mos i  lehtësojnë masat mbrojtëse.

“Është e rëndësishme që vaksinën ta përdorim si një mjet. Koha kur do t’i kthehemi normalitetit nuk është larg, por sigurisht se tani nuk është”, theksoi ai.

Advertisement

Kujtojmë që Pfizer gjatë muajit të kaluar bëri të ditur se vaksina e tyre është efikase rreth 95%. Në anën tjetër Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusi nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy