“Dozat e treta përforcojnë imunitetin nga Omicron deri në 95% tek njerëzit mbi 50 vjeç”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dozat e treta përforcojnë imunitetin nga Omicron deri në 95% tek njerëzit mbi 50 vjeç”

Përforcuesit e Covid-19 rrisin mbrojtjen kundër vdekjes nga varianti Omicron në 95% te njerëzit e moshës 50 vjeç e lart, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar(UKHSA).

UKHSA tha se rreth gjashtë muaj pas një doze të dytë të ndonjë prej vaksinave Covid-19, mbrojtja kundër vdekjes me Omicron ishte rreth 60% në tek personat e moshës 50 vjeç e lart. Megjithatë, kjo u rrit në rreth 95% dy javë pas marrjes së një doze vaksine përforcuese.

UKHSA shtoi se të dhënat vazhduan të tregojnë nivele të larta mbrojtjeje kundër shtrimit në spital nga përforcuesi. Efektiviteti kundër shtrimit në spital ishte rreth 90% për vaksinën Pfizer-BioNTech, duke rënë në 75% 10-14 javë pas përforcuesit.

Për vaksinën Moderna, efektiviteti kundër shtrimit në spital ishte 90-95% deri në 9 javë pas përforcuesit.

Advertisement

“Dëshmitë janë të qarta, vaksina na ndihmon të na mbrojë të gjithëve kundër Covid-19 dhe përforcuesi po ofron nivele të larta mbrojtjeje nga shtrimi në spital dhe vdekja tek njerëzit e cënueshëm,” tha Mary Ramsay, Shef i Imunizimi në UKHSA.

Agjencia tregoi gjithashtu një analizë fillestare të efektivitetit të vaksinës kundër nënlinjës Omicron të quajtur BA.2, e cila po rritet në Britani dhe Danimarkë, duke gjetur një nivel të ngjashëm mbrojtjeje kundër sëmundjes simptomatike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy