Që nga nisja e pandemisë së koronavirusit, një nga aspektet thelbësore për të kuptuar nëse jemi apo jo të infektuar ishte dallimi i simptomave.

Kryesoret janë temperatura dhe kolla e thatë. Simptoma të tjera janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Në rastet e rënda, është edhe vështirësia në frymëmarrje.

Por, një studim i kërkuesve shkencorë të “Hospital St. James” dhe “Trinity Translational Medicine Institute” të Dublinit, thotë se, lodhja fizike është simptoma më e qartë për të kuptuar nëse e keni kaluar sëmundjen, transmeton Gazeta Reforma.

Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e pacientëve që u vëzhguan (52,3%), thanë se, ndiheshin të lodhur gjatë gjithë kohës 10 javë pas infektimit, periudhë ku supozohet që të ishin rikuperuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkencëtarët irlandezë shtojnë gjithashtu se, lodhja shfaqej në të dyja rastet: edhe kur kishte simptoma të lehta, edhe kur ato ishin të rënda.