Dita Boterore e Ndergjejsimit Kunder Kancerit eshte shpallur ne daten 4 Shkurt gjate Samitit te Boteror te Kancerit, ne vitin 2000. Qe nga ajo date, kjo fushate e udhehequr nga Unioni Nderkombetar per Kontrollin e Kancerit, sjell ne fokus perspektiva te komuniteteve te pacienteve, stafit mjekesor por dhe kujtdo qe i eshte bashkuar betejes kunder kancerit.

Kjo dite perkon dhe me vigjiljen e 65 pervjetorit te lindjes se nje prej mjekeve lider te Onkologjise Shqiptare, Profesor Doktor Agim Sallaku. Shkolla Europiane e Onkologjise, ka dedikuar shkrimin e meposhtem te cilin ne deshirojme ta sjellim ne vemendje te lexuesit tone. Ky shkrim i dedikohet Profesor Agim Sallakut i cili u nda nga jeta ne Dhjetor te vitit 2017. Por nepermjet ketij shkrimi ne deshirojme te theksojme kontributet dhe vlerat e te gjithe komuniteti te mjekeve te Sherbimit Onkologjik ne Shqiperi. Ne vecanti, viti i pandemise si pasoje e Covid19, ka sjelle ne vemendje rolin thelbesor te mjekeve te cilet jane te angazhuar direkt ne betejen kunder virusit, por dhe rendesine e stafit mjekesor ne vazhdimesine e sherbimeve mjekesore, sic dhe jane sherbimet onkologjike.

Shkrim i botuar ne CancerWorld

Ne Diten Boterore Kunder Kancerit: Perkujtojme Profesor Agim Sallaku

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që prej vitit 2008, aktivitetet ne Ditën Botërore të Kancerit, më 4 Shkurt, mbështesin veprimet kolektive për një botë më të shëndetshme, pa kancer. Pandemia e Covid-19, e cila e vendosi stafin mjekësor në vijën e parë të frontit ne luftën kundër virusit, është një tjetër shembull qe sjell ne vemendje rolin jetësor te mjekeve ne mbrojtjen e shendetit, per te gjithe NE. Ndërsa viti 2021 është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Viti Ndërkombëtar i Punonjësve të Shëndetit dhe Kujdesit, eshtë e rëndësishme per te gjithe ne, qe te ndergjegjesohemi dhe të perkujtojme sakrificat e të gjithë stafit mjekësor që punojnë dhe kanë shërbyer çdo ditë për të lehtësuar dhimbjen e pacientëve dhe qe punojnë për nje qellim kolektiv: një shoqëri më të shëndetshme. Shkolla Europiane e Onkologjisë deshiron te perkujtoje Profesor Agim Sallaku, një onkolog shqiptar, 65-vjetori i të cilit përkon me Ditën Botërore të Kancerit. Ai do te kujtohet si një mjek modest, pasioni i të cilit për onkologjine, dedikimi, perkushtimi dhe dhembshuria për pacientët e tij, frymezoi e motivoi gjenerata te mjekeve në Shqipëri.

Prof. Dr. Agim Sallaku u lind në Shqipëri, më 5 Shkurt 1956. Ai i përkiste një familje të njohur intelektuale të Tiranës, e cila u përball me përndjekjen e diktaturës komuniste. Pavarësisht viteve të trazuara për shkak të situatës së tij familjare, ai u dedukua dhe motivua nga pasioni i tij për te studiuar mjekesi, dhe arriti te Diplomohej në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, më 1981. Në të njëjtin vit ai filloi pune si mjek radioterapist në Shërbimin Onkologjik.

Në vitin 2004, u emërua Shef i Shërbimit Onkologjik ku sherbeu me pasion deri në ditët e fundit të jetës së tij, në Dhjetor 2017. Gjatë gjithë viteve të drejtimit së tij, Shërbimi i Onkologjisë evoluoi qasjen ndaj pacientëve në Onkologji, duke u shndërruar në një qendër reference multidisiplinare. Falë përkushtimit të tij gjate ketyre viteve, trajtimi me radioterapi në Shqipëri evoloi nga trajtimi me kobalt në ate me akselerator linear. Si profesor në Fakultetin e Mjekësisë, ai luajti një rol vendimtar në krijimin e Onkologjisë Klinike si një kurs specialiteti në këtë Fakultet dhe trajnoi gjithashtu gjeneratën e parë të mjekeve onkolog në Kosovë. Kolegët dhe ish-studentët e tij e kujtojnë atë si një mentor i cili gjithmonë përpiqej të identifikonte mundësi të reja për stafin e tij për të zhvilluar aftësitë e tyre në specialitete të ndryshme të onkologjisë.

Në vitin 1993, ai ishte një nga themeluesit e Shoqatës SUE RYDER Albania, një OJQ që ofron kujdes pa pagese për pacientët paliativ. Baza e filozofise se qasjes se pacienteve te tij frymezohej nga dy elemente shume te thjeshte : Modestia dhe dhembshuria. Ish-pacientë te tij (te mbijetuar nga kancerit) e pershkruajne Doktor Sallakun si një mjek të përpiktë, i cili në momentet e tyre më të vështira, i arrinte tu jepte atyre shpresë për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri në ditët e fundit të jetës se tij, megjithese vuante nga nje semundje e rende, Prof. Sallaku vazhdoi të punonte dhe shërbente pacientëve ne spitalin Onkologjik në Tiranë.

Ai ishte autor i disa librave shkollorë dhe i shumë artikujve shkencorë ndërkombëtarë. Profesor Sallaku i luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e shume konferencave ndërkombëtare në bashkëpunim me Shkollën Evropiane të Onkologjisë, ESMO, IAEA dhe të tjerë.

Doktor Agim Sallaku, eshte nje nga shume mjeket onkolog te cilet kane punuar në heshtje duke ia kushtuar jetën betejës kundër kancerit, dhe përmirësuar jetën e pacientëve onkolog.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";