Diabeti është një tjetër pandemi dhe ekspertët mendojnë se Covid-19 e ka përkeqësuar gjendjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Diabeti është një tjetër pandemi dhe ekspertët mendojnë se Covid-19 e ka përkeqësuar gjendjen

Viti 2021 shënon 100 vjet që nga zbulimi i insulinës, një ilaç që ndryshon lojën në luftën kundër diabetit. Pavarësisht një shekulli përparimesh në trajtimin, edukimin dhe parandalimin, ende bota është në vazhdën e statistikave të zymta. Një në 10 të rritur në mbarë botën rreth 537 milionë njerëz aktualisht jetojnë me diabet, sipas shifrave të publikuara së fundmi nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF).

Deri në vitin 2024, IDF parashikoi se numri i njerëzve me diabet pritet të rritet në 1 në 8 të rritur.

“Diabeti është aktualisht një pandemi me përmasa të pa precedentë,”tha presidenti i IDF Andrew Boulton.

Gati 7 milionë të rritur kanë vdekur në mbarë botën në vitin 2021 deri më tani për shkak të diabetit ose komplikimeve të tij, vlerësoi IDF, që i bie të jetë më shumë se 1 në 10 vdekje globale nga çdo shkak.

Advertisement

Kjo nuk numëron jetët e humbura nga koronavirusi i ri, i cili ka qenë veçanërisht vdekjeprurës për njerëzit që jetojnë me diabet. Një studim i publikuar në shkurt zbuloi se diabeti i tipit 1 ose tipi 2 trefishoi rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga Covid-19.

“Pandemia gjithashtu ndikoi në faktin se sa mirë njerëzit e kanë menaxhuar diabetin e tyre gjatë një viti e gjysmë të kaluar. Frika ime është se ne do të shohim një rritje rastesh në dy vitet e ardhshme të diabetit dhe komplikimeve të tij, sepse njerëzit kanë humbur takimet e tyre të ekzaminimit për shkak të frikës se mos preken nga Covid-1 tha”, Boulton, i cili është gjithashtu profesor i mjekësisë në Universitetin e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar.

A është Covid-19 shkaktar i rritje së rasteve të diabetit?

Sado të këqija që janë këto shifra, ekspertët janë të shqetësuar se Covid-19 mund të kontribuojë në një problem edhe më të madh.

Advertisement

“Mund të ketë më shumë njerëz që zhvillojnë diabet për shkak të Covid-19. Madje mund të ketë një diabet specifik të shkaktuar nga Covid-19, megjithëse ka disa debate për këtë për momentin,” shtoi Boulton.

Një analizë globale e publikuar në vitin 2020 zbuloi se deri në 14% e njerëzve të shtruar në spital me Covid-19 të rëndë zhvilluan më vonë diabetin. Një tjetër përmbledhje e botuar këtë tetor gjeti shembuj të diabetit të tipit 1 ose të tipit 2 të ri-filluar tek foshnjat, fëmijët dhe të rriturit e infektuar me Covid-19.

Është gjithashtu e mundur që Covid-19 të mos jetë fajtori. Njerëzit mund të kenë pasur diabet që nuk ishte diagnostikuar më parë. IDF vlerëson se nga 537 milionë të rritur që jetojnë me diabet në mbarë botën, pothuajse gjysma (44.7%) janë ende të padiagnostikuar.

Por ka gjithashtu prova që SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të lidhet me receptorët ACE2 në qelizat e pankreasit – organi që prodhon insulinën e trupit.

Advertisement

Identifikimi i hershëm është çelësi

Përmbysja e valës në rritje të rasteve të diabetit kërkon identifikim të hershëm. Diabeti i tipit 2 në fazat paradiabetike duhet të mbahen nën vëzhgim, pasi është para se trupi të fillojë të pësojë dëme nga sheqernat e parregullta në gjak dhe ndryshimet në stilin e jetës janë më të lehta për t’u zbatuar. Studimet në Finlandë disa dekada më parë zbuluan se njerëzit me diabet të cilët ndiqnin një dietë të arsyeshme dhe stërvitje të rregullt “kishin një reduktim 54% në zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Dy studime të fundit zbuluan se shtimi i frutave dhe perimeve në në dietën tuaj ditore mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 25%, ndërsa konsumi më i lartë i drithërave të plota, si buka e zezë dhe bollguri, mund të zvogëlojë rreziku me 29%.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy