Dallimi mes herpesit dhe etheve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumë njerëz duan të dië dallimin mes herpesit dhe etheve, por në të vërtetë, të gjitha janë lloje të herpesit, shkruan “TeenVogue”.

Fjala herpes, duket të shqetësoi njerëzit më shumë sesa fjala infeksion, transmeton lajmi.net.

Ka një bagazh të madh që vjen me fjalën herpes, dhe kjo vjen më së shumti nga mungesa e diturisë që kanë njerëzit rreth herpesit.

Kjo i ndikon shumë njerëz për keq, duke i bërë ata të ndihen të gjykuar për faktin që kanë herpes. Sipas OBSH, dy të tretat e personave mbi moshën 50 vjeçare kanë herpes të tipit 1, ndryshe të njohur s HSV-1. Ky është herpesi oral.

Advertisement

Ndërsa hepresi i tipit 2, ose HSV-2, që është herpesi gjenital prekë një në gjashtë persona prej moshave 14 deri në 49 vjeç.

Pse janë njerëzit kaq të frikësuar nga diçka kaq e zakontë? Shumica e përgjigjeve janë keq informimi. I gjithë koncepti i herpesit në përgjithësi është i keqkuptuar.

Herpesi mund të transmetohet përmes puthjeve, seksit oral, ose lëngjeve trupore, transmeton lajmi.net. Shumë njerëz nuk e kuptojë se sa kanë rrezik të infektohen nga herpesi dhe janë panevojshëm gjykues.

E vërteta është se, sëmundja bëhet e dukshme vetëm gjatë një shpërthimi, që mund të ndodhi vetëm një herë gjatë jetës së një personi të infektuar. Është e ngjashme me aknet, ka një mënyrë për ta ndaluar, por nuk ka asnjë arsye pse dikush duhet të ndjehet i turpëruar.

Advertisement

Herpesi oral (HSV-1)

Është i transmetueshëm nga kontakti gojë më gojë, dhe shkakton temperaturë dhe mund të jetë shumë e dhimbshme me raste. Zakonisht zgjasin 7-10 ditë, por me trajtimin e duhur mund të largohet më shpejtë.

Ato mund të ngjiten edhe nga kontakti jo-direkt, p.sh. nëse e keni prekur zonën e infektuar me duar, infeksioni mund të përhapet përmes prekjes.

Ndërsa HSV-2 është i transmetueshëm nga kontakti direkt i organeve gjenitale, mund të mos tregoj kurrë simptoma, transmeton lajmi.net. Nëse këto simptoma shfaqen, mund të jenë shumë të rënda.

Advertisement

Ju mund të merrni herpes gjenital nga dikush që ka herpes oral përmes seksit oral. Dikush që ka herpes oral ka gjasa më të vogla të infektohet me herpes gjenital.

Nuk ka kurë për asnjërën, por të dyja janë të trajtueshme. Ndihma mjekësore është e nevojshme për të gjitha rastet e herpesit sepse ajo mund të bëhet më e vështirë për tu përballuar si pasojë e dhimbjeve nëse nuk merr trajtimin e nevojshëm. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy