Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 1,383 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki: 44 në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.
Janë 5,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra. Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.