COVID-19: Mjekët paralajmërojnë pasoja afatgjata në organizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COVID-19: Mjekët paralajmërojnë pasoja afatgjata në organizëm

Ende ngelen të paqarta pasojat afatgjate që koronavirusi mund të shkaktojë në organizëm. Informacionet e fundit nga disa mjekë me përvojë në Itali, ngritën shqetësime se pasojat nga pandemia mund të jenë shumë herë më të mëdha sesa ç’u mendua në fillim. Mjekë dhe pacientë nga një prej qyteteve më të prekura në Evropë, rrëfejnë përvojën e tyre.

Sipas disa mjekëve me përvojë në qytetin e Bergamos në Itali, një përqindje e konsiderueshme e të mbijetuarve të COVID-19 po shfaqin simptoma problemesh kronike.

Kjo gjë ka ngritur shqetësime se pasojat e infeksionit janë më të mëdha sesa mendoheshin në fillim.

“Është një sëmundje sistematike që dëmton arterie në të gjithë trupin, gjë që ndikon edhe tek veshkat dhe truri. Kemi vërejtur edhe dëme të tjera akute si dështim të funskionimit të veshkave që kërkon dializë ose goditje në tru dhe më pas infarkt akut të miokardit. Pra kemi vërjetur shumë ndërlikime të shkaktuara nga virusi. Tani po shohim se një përqindje e madhe e të prekurve po shfaqin dëme kronike nga virusi”, tha Dr. Roberto Cosentini, shef i pavionit të urgjencës në spitalin Papa Giovanni.

Advertisement

“Disa nga organet, siç janë mushkëritë, preken më shumë. Por preken edhe truri, lëkura dhe ndonjëherë kemi edhe pezmatim të enëve të gjakut. Pra, nuk është infeksion që lidhet vetëm me frymëmarrjen. Nuk ka mbaruar”, tha Dr. Emanuela Catenacci, neurokirurge në spitalin Kremona.

Bergamo është një nga qytetet më të prekura në Evropë nga pandemia.

Sipas Sky News disa të mbijetuar të virusit kanë probleme me përqëndrim, punë normale dhe aktivitete fizike.

“Për ata që nuk respektojnë rregullat, do të doja të përjetojnë për një javë atë që ndjeva unë, që një javë të ndjehen aq keq sa kam qenë unë. Kështu mbase do të kuptonin se nuk duhet të injorohen paralajmërimet ose rregullat e detyrueshme që duhen zbatuar”, tha Filippo Alvaini, i mbijetuar i COVID-19.

Advertisement

Në përgjithësi shumica e njerëzve të infektuar me COVID-19 e marrin veten brenda pak javësh. Ndërsa ata që përjetojnë simptoma më afatgjate, zakonisht përballen me plogështi, dhimbje koke, ankth dhe dhimbje muskulore, probleme këto që zgjasin për disa javë.

Pacientët që kanë nevojë për kujdes intensiv, përfshirë ata që vihen në aspirator ose dializë, përballen me probleme më serioze. Ata që preken nga pneumonia mund të perjetojnë dhimbje të mushkërive.

Ekzistojnë raporte për enjtje të indit të zemrës, aritmi të zemrës, probleme në funksionimin e veshkave dhe mëlçisë. Megjithatë, është ende herët të dihet nëse këto probleme do të jenë të përhershme për këta pacientë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy