Nëse flasim për ushqimin, ndarja e tij në kategori dihet që është e pafundëme, shkruan “AgroWeb”.

E kjo ndarje bëhet jo vetëm në bazë të shijeve, por edhe në bazë të vlerave që secili nga produktet mund të përmbajë, transmeton lajmi.net.

Vitaminave, mineraleve, proteinave e vlerave të tjera ushqyese, së fundëmi i është shtuar edhe gluteni.

Me siguri që përgjatë viteve të fundit keni dëgjuar të paktën një herë të flitet për ushqimet me ose pa gluten dhe se si e ndikojnë orgnizmin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Se si veprojnë ato në shëndetin dhe mirëqenien e trupit, j’ua shpjegojmë në këtë artikull.

Çfarë është gluteni

Gluteni nuk është gjë tjetër veçse një grup i veçantë proteinash të cilat i gjeni kryesisht tek gruri.

Kjo proteinë përbën rreth 75-80% të të gjithë proteinave që përmban buka.

Gjithashtu gjendet edhe në të gjithë produktet me bazë miellin e grurit, elbit apo tërshërës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gluteni është përgjegjës për butësinë dhe elasticitetin e bukës apo brumit të saj.

Kjo proteinë ndonëse për shumicën e njerëzve mund të tretet dhe përballohet pa problem, tek një grup tjetër mund të shkaktojë probleme të mëdha.

Nëse vuani nga sëmundje të stomakut apo kanë intelorancë ndaj glutenit nuk duhet ta konsumoni atë.

Si ta kuptoni  

Kur trupi juaj nuk arrin dot ta përthithë dhe ta tresë këtë proteinë ka disa simptoma të dukshme mbi të cilat mund të merrni masa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fryrje e barkut dhe stomakut

Dhimbje barku

Diarre

Djimbje koke

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Probleme me lëkurën

Humbje në peshë

Ndjenja lodhje

Të gjithë këto simptoma mund të vijnë si pasojë e inolerancës ndaj glutenit dhe ushqimeve që e përmbajnë atë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushqimet pa gluten

Për të gjithë ata persona që vuajnë nga probleme të tretjes egistojnë me mijëra zgjidhje të tjera.

Ato gjenden tek ushqimet dhe janë një  ndihmë e vërtetë për organizmin.

Drithrat e plota siç është kuinoa, orizi kaf apo ai i ziu.

Gjithashtu frutat janë një mënyrë e mirë për të qëndruar larg të gjitha produkteve që përmbajnë gluten.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjafton që ato të jenë të freskëta dhe të pa konservuara.

Konsumoni po ashtu shumë bishajorë, arrorë, fara, mish të kuq, peshk apo mish pule.

Nëse ndjeni se pasi konsumoni brumëra keni shqetësime kryesisht në tretje, atëherë drejtohuni tek mjeku për të kryer analizën e intolerancës.

Problemet me konsumimin e glutenit prekin deri ne 6% popullsinë e të gjithë botës dhe janë më të shpeshta tek të rriturit. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";