Disa zbulime tregojnë që vaji i kokosit ka më shumë efekte në eliminimin e baktereve në gojën tonë. Dhe duke e marr parasysh që ka shumë përfitime të mëdha nga vaji i kokosit, nuk është befasuese që na bënë mirë edhe për dhëmbët, transmeton lajmi.net.
Vaj kokosi i modifikuar me enzimë, pasta e dhëmbëve të së ardhmes.
Shkencëtarët gjejnë që kur vaji i kokosit u trajtua me enzime tretëse, ajo në mënyrë efektive pengon rritjen e shumicës së baktereve të këqija që gjenden në gojën tonë, përfshirë S. mutans.
S. mutans është një baktere që prodhon acid që luan një rol të madh në prishjen e dhëmbëve, duke prekur 60 deri 90 për qind të fëmijëve dhe shumicën e të rriturve në vendet e industrializuara.
Si të përdorni vajin e arrës së kokosit për një shëndet më të mirë oral, shkruan daily health post.
A keni menduar ndonjëherë të përdorni një lugë vaj kokosi për të pastruar dhëmbët dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm oral? Atëherë tani mund të jetë koha.
Ai nuk përmban fluor dhe është shumë më i efektshëm në kryerjen e punës sesa pasta e rregullt e dhëmbëve ose larja e gojës. /Lajmi.net/