Mburojat plastike të fytyrës lejojnë që gati 100% e pikave të imëta të ajrit të lëshuara nga pacientët e infektuar me koronavirus të shpëtojnë përmes maskave, ka paralajmëruar një studim, transmeton lajmi.net.

Alternativa për maskat e fytyrës u reklamua nga ekspertët e industrisë si sigurimi i mbrojtjes së duhur nga virusi.

Dhe qeveria britanike i ka rekomanduar ato për parukiere, berberë, teknikë thonjsh dhe tatuazheve si një pengesë midis tyre dhe klientit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjysma e pikave më të mëdha me madhësi 50 mikrometra, të dhëna nga kollitjet dhe teshtitjet, gjetën rrugën e tyre në ajër, duke paraqitur një rrezik për të tjerët. Një mikrometër është një e milionta e metrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se mburojat e fytyrës mund të ndihmojnë në parandalimin e virusit, i quajtur shkencërisht SARS-CoV-2.

Por agjencia thotë se ato punojnë vetëm në kombinim me masa të tjera sigurie të tilla si mbajtja e maskës, distancimi shoqëror dhe larja e shpeshtë e duarve.

Mburojat e fytyrës nuk mbulojnë plotësisht tërësinë e fytyrës, duke lënë vend që pikat e lëshuara nga goja dhe hunda të shpëtojnë. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";