Ne kalojmë rreth një të tretën e jetës duke fjetur. Ndërsa flemë, materialet e mbetura, të tilla si vaji, qelizat e lëkurës dhe papastërtitë, mund të lihen në çarçafët tanë, duke u akumuluar me kalimin e kohës.

Kjo mund të sjellë disa probleme si më poshtë:

Akne dhe lëkurë e irrituar

Nëse papritmas vëreni fytyrë të acaruar, një prej arsyeve mund të jetë jastëku. Përdorimi i përditshëm mund të shkaktojë që lëkura e vdekur, yndyra dhe bakteret të mblidhen bashkë për të bllokuar poret, duke shkaktuar puçrra. Në një rast tjetër lëkura mund të pësojë skuqje nga bakteret Demodex, të cilat janë të pranishme në çarçafë dhe jastëkë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse lëkura juaj duket “e palumtur”, provoni ta ndërroni çarçafin e jastëkut çdo 2-3 ditë dhe shihni ç’do ndodhë.

Alergji

A teshtini dhe ju kruhen sytë gjatë natës? Ju mund të vuani nga alergjitë! Shkaqet e alergjive mund të variojnë nga poleni dhe pluhuri deri tek bakteret që gjenden në çarçafët tuaj.

Ju kruhet skalpi

Mbulesat e ngrohta dhe të lagura të jastëkëve mund të jenë një “shtëpi e shkëlqyeshme” për kërpudhat e njohura si dermatofitet. Këto kërpudha shkaktojnë kruarje ose skuqje të skalpit të kokës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sa shpesh duhet t’i lani/ndërroni?

Sugjerohet që t’i ndërroni të paktën një herë në javë. Shfrytëzoni të dyja anët e jastëkut dhe nëse keni lëkurë delikate, ndërroni më shpesh çarçafin e jastëkut se ata të dyshekut.