Çfarë ndodh nëse flini me tampon dhe nuk e ndërroni pas 8 orësh?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumë vajza pyesin veten nëse është e sigurt të flenë me tampon gjatë natës, shkruan “Healthline”.

Nuk ka asnjë problem nëse flini me tampon, por po kaluan më shumë se 8 orë rrezikoheni të prekeni nga sindroma e shokut toksik (TSS), transmeton lajmi.net.

Kjo është një gjendje e rrallë, por shumë fatale dhe kërkon vëmendje urgjente mjekësore. Për të shmangur sindromën e shokut toksik, duhet të ndryshoni tamponin tuaj çdo katër deri në tetë orë dhe

Të përdorni tampon me absorbimin më të ulët që ju nevojitet. Përndryshe, përdorni gota menstruale ose peceta kur flini gjumë.

Advertisement

Sindroma e shokut toksik

Sindroma e shokut toksik është e rrallë, por është serioze dhe potencialisht fatale. Mund t’i prekë të gjithë njerëzit dhe jo vetëm femrat që përdorin tamponë. Kjo ndodh kur bakteri Stafilokokus aureus mbërrin në gjak.

Kjo sindromë mund të shkaktohet edhe për shkak të toksinave të shkaktuara nga bakteret e grupit A streptokokus.

Stafilokokus aureus është gjithmonë i pranishëm në hundë dhe në lëkurë, por kur ai rritet shpejt, mund të ndodhë një infeksion. Zakonisht infeksioni ndodh kur ka një prerje në lëkurë.

Advertisement

Ndërsa ekspertët nuk janë plotësisht të sigurt se si tamponët mund të shkaktojnë sindromin e shokut toksik, është e mundur që tamponi të tërheqë bakteret sepse është një mjedis i ngrohtë dhe me lagështi.

Bakteret mund të hyjnë brenda në trup nëse ka gërvishtje mikroskopike në vaginë, e cila mund të shkaktohet nga fibrat në tampona.

Tamponët që janë shumë absorbues mund të jenë më të rrezikshëm, ndoshta sepse absorbojnë më shumë mukozën natyrale të vaginës, duke e tharë atë dhe duke rritur shanset për të krijuar vrimëza të vogla në muret vaginale.

Simptomat e sindromës së shokut toksik ndonjëherë mund të ngjajnë me simptomat e gripit. Këto simptoma përfshijnë:

Advertisement

ethe;

dhimbje koke;

dhimbje të muskujve;

të përziera dhe të vjella;

Advertisement

diarre;

marrje mendsh dhe probleme me orientimin;

dhimbje të fytit;

skuqje ose shenja të djegurash në lëkurë;

Advertisement

presion të ulët të gjakut;

skuqje të syve;

rënie lëkure në këmbë apo në pëllëmbët e duarve. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy