Çfarë ndodh me ju nëse kërcisni gishtat, qafën apo duart

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Por çfarë ndodh me nyjet tona kur i kërcasim dhe a është kjo një shenjë e keqe?

Kërcitja e herëpashershme e qafës apo gishtave të dorës supozohej se mund të bëhej shkak për zhvillimin e artrit më vonë, transmeton lajmi.net.

Por, në fakt zhurma që dëgjojmë nga nyjet tona ka të ngjarë të jetë për shkak të lëvizjeve të kockave njëra mbi tjetrën.

Kështu, muskujt tendosen duke u bashkangjitur me kockat.

Advertisement

Në vitin 2015, një grup studiuesish nga Kanadaja përdorën rezonancën magnetike për të hetuar mekanizmat e kërcitjeve të nyjeve.

Ata arritën në përfundimin se kërcitja ndodh si rezultat i formimit të hapësirës në flluskat e lëngut synovial një substancë që gjendet në zgavrat e nyjeve.Ky lëng ka qëndrueshmëri të ngjashme me të bardhën e vezëve dhe funksioni i saj është të reduktojë fërkimet gjatë lëvizjeve të gjymtyrëve.

Donald Unger kurioz për efektet afatgjata të këtyre kërcitjeve, ai deri në moshën 60 vjeç ka kërcitur vetëm gishtat e njërës dorë dhe në fund ka rezultuar se ajo është në gjendje normale, si dora tjetër. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy