Çfarë i ndodhë lëkurës së fëmijës tuaj nëse është në kontakt me tabletat e makinës së larjes të enëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë i ndodhë lëkurës së fëmijës tuaj nëse është në kontakt me tabletat e makinës së larjes të enëve

Kjo nënë, ka shpërndarë një video të frikshme për të treguar se çfarë ndodhë me lëkurën e njeriut nëse bie në kontakt direkt me tabletat e makinës së enëve , shkruan “DailyStar”.

Nikki, e cila është një infermiere, e shpërndau këtë video për të iu kujtuar prindërve pse duhet të kenë kujdes me tabletat e makinës së enëve, transmeton lajmi.net.

Ajo përdori një copë proshutë, për të krijuar efektin e lëkurës së njeriut. Ajo pas disa orësh që e lë tabletën mbi copën e proshutës, tregon në video se si është djegur proshuta nga tableta.

Advertisement

Substancat korrozive kanë djegur plotësisht proshutën duke e bërë vrimë pjesën ku ka qenë e vendosur tableta, dhe e ka kthyer në ngjyrë të verdhë në kafe.

Shumë fëmijë, i ngatërrojnë tabletat për karamele, prandaj është e rëndësishme ti mbajmë në një vend që fëmijët të mos i prekin.

Ka shumë raste rreth të gjithë botës që fëmijët vdesin ose sëmuren shumë keq si pasojë e ngrënies së tabletave, ose në disa raste edhe nga pirja e detergjentit. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy