Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare, shkruan “BrightSide”.

Ai përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm, transmeton lajmi.net.

1.Në qoftë se vuani nga fryrja e barkut pas ngrënies ose keni probleme me konstipacionin, duhet të provoni trukun e mëposhtëm: të pini një lugë gjelle me vaj ulliri me stomak bosh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Acidet yndyrore të vajit të ullirit dhe vitaminat e tij të shumta mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë ndjeshëm funksionin e sistemit imunitar.

2.Ushqen fytyrën e thatë, trajton aknet dhe rënien e flokëve: Vaji i ullirit nuk duhet të mungojë kurrsesi në rutinën tuaj të përditshme të bukurisë, sidomos nëse e ndieni lëkurën të thatë dhe pa jetë.

Mjafton një masazhim i thjeshtë me pak vaj ose i kombinuar me të kuqe veze, pure karotash ose vaj kokosi dhe fytyra do të ndiejë ndryshimet e para, transmeton lajmi.net.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

3.Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të sistemit tretës. Ajo kryen disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj; prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës.

Por si çdo organ tjetër edhe mëlçia ka nevojë të detoksifikohet, përzieni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe një lugë gjelle me lëng limoni dhe pijeni esëll çdo mëngjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

4.Vaji i ullirit nuk duhet të mungojë kurrsesi as në regjimin ushqimor të të prekurve nga diabeti, madje sipas mjekëve ata duhet të konsumojnë vetëm ushqime të gatuara me vaj ulliri pasi ul nivelet e kolesterolit të keq dhe balancon nivelet e glukozës në gjak, transmeton lajmi.net.

5. Rënia e gjoksit është tejet e natyrshme  kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Duhet thënë që gjjoksi nuk ka muskuj, ai përbëhet nga inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht.

Që ta mbani gjoksin në formë duhet të tregoni një kujdes të veçantë për të, për këtë arsye masazhimi i tij me vaj ullirir pas dushit , por edhe në momente të tjera të ditës është një plus më shumë. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";