Trupi akumulon baktere, dhe është e nevojshme që të bëjmë dush sa herë të kemi mundësi. Në trupin e njeriut ka 1000 lloje të ndryshme bakteresh dhe kërpudhash. Sigurisht pjesa më e madhe e tyre janë të dobishme, por një pjesë tjetër mund të shkaktojë edhe dëme.
Këto baktere ose mikrobe mund të eliminohen përmes dushit, që është aq i rëndësishëm. Dhe nëse nuk bëni dush për disa ditë, këto baktere thjesht gjejnë terren për t’u “strehuar”.