I pranishëm në mënyrë natyrale në ushqime, sheqeri është më se i mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e trupit dhe zvogëlimi i tij në minimum, nëse nuk eliminon plotësisht atë, sjell një sërë avantazhesh dhe përfitimesh të konsiderueshme për pamjen dhe shëndetin e organizmit, transmeton lajmi.net.

Pas disa ditësh mungesë të tij, provohet që të jep varësi po aq sa droga dhe do të duhen disa javë për të parë përfitimet e një jete pa sheqer.

Sheqeri indukton një proces të quajtur glikacion i cili oksidon dhe dëmton qelizat duke shkaktuar rrudha, lëkurë të zbehtë dhe të thatë.

Për më tepër, konsumi i sheqerit ndërhyn në kolagjenin i cili ndihmon indet e trupit tonë të qëndrojnë të forta dhe elastike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Dr. Harold Lancer, dermatolog i Kim Kardashian dhe Beyoncé, rezultatet e para mund të shihen pas 72 ose 96 orëve të detoksifikimit: “Do të ndiheni më mirë, ngjyra do të jetë më e gjallë, lëkura më pak e yndyrshme dhe më e hidratuar, do të reduktohen rrathët e errëta të syve dhe sistemi imunitar do të shmangë shfaqjen e papërsosmërive”. /Lajmi.net/