Deri më tani, ekspertët kanë pranuar se kripa e tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tensionit të lartë të gjakut, shkruan ” U.S. National Library of Medicine”

Një studim i publikuar në revistën Nature Neuroscience, arrin në konkluzionin se kripa e tepërt shkakton mangësi në funksionet e trurit tek njeriu, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët shpjegojnë se duke e tepruar me kripën, njeriu është më i prekur nga ishemia, sëmundjet e zemrës dhe probleme të ndryshme me funksionet e trurit.

Të dhënat shkencore tregojnë se kripa arrin të dëmtojë funksionin e qelizave endotheliale brenda enëve cerebrale të gjakut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Problemet me këto qeliza, përfshirë këtu edhe furnizimin e mangët të trurit me oksigjen, përbëjnë gjenezën e shumë sëmundjeve kronike.

Roli i Fortë i Kripës në Shëndetin e Stomakut Dhe Trurit

Studimi i përmendur më lart vëzhgoi rolin e kripës në shëndet për një periudhë 12 javore.

Gjatë kësaj periudhe, eksperimentoi tregoi se një regjim ushqimor me shumë kripë prish funksionin e qelizave të trurit.

Ky regjim gjithashtu pakëson furnizimin e trurit me oksigjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, shkencëtarët zbuluan se kripa rrit nivelin e rruazave të bardha të gjakut që gjenden në stomak dhe mbajnë emrin TH17.

Numri i lartë i tyre rrit nivelin e një molecule L-17 që nxit inflamacionin.

Prania e saj ka ndikime negative në shëndetin cerebrovaskular.

Ky zbulim, të cilit i referohet agroWeb.org, nënvizon praninë e një lidhjeje të fortë mes stomakut dhe trurit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo lidhje duhet marrë në konsideratë në përzgjedhjen e një regjimi ushqimor.

Ndryshimet Në Regjimin Ushqimor Kanë Efekt Shërues

Lajmi i mirë sipas ekspertëve, është se ndikimet negative të kripës mund të zbrapsen.

Kjo ndodh nëse njeriu bën ndryshimet përkatëse në regjimin ushqimor.

Rezultatet në eksperimentet e kryera janë premtuese thonë shkencëtarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tyre, nuk është kurrë vonë për të bërë zgjedhje të shëndetshme. /Lajmi.net/