Kur është “ajo” kohë e muajit, askush nuk surprizohemi kur shohim njolla të gjakut në të brendshmet tona, shkruan “TeenVogue”.

Por nganjëherë, ne mund të dallojmë një nuancë më ndryshe se zakonisht, dhe këto gjëra nuk duhet të tejkalohen, transmeton lajmi.net.

Kjo mesa duket, tregon shumë rreth shëndetit tuaj prandaj është mirë që t’i kushtoni vëmendje pak më shumë. Çdo nuancë tjetër pos të kuqes, tregon diçka për shëndetin tuaj.

Por lajmi i mirë është se ka mënyra për të trajtuar secilën nga këto nuanca, dhe më poshtë kemi mbledhur mënyrat se si.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E kuqe e ndezur

Gjaku i periodave nuk ka normalisht ngjyrën e njëjtë me gjakun qe na del na rast se gërvishtemi pak, pra ngjyra e kuqe e ndezur do të thotë se jeni shumë të shëndetshme dhe vazhdoni të bëni çfarëdo që po bëni!

E kuqe e mbyllur

Mos u alarmoni, sidomos nëse është gjëja e parë që sheh në mëngjes. Kjo thjeshtë do të thotë që gjaku është tharë gjatë natës. Por gjithashtu tregon se periodat i keni në përfundim. Vetëm duhet të ndërroni tamponin ose pecetën, transmeton lajmi.net.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E zezë ose kafe e mbylltë

Shumica e femrave e fillojnë ciklin e tyre me perioda me këtë ngjyrë, dhe është gjaku që ka mbetur në uterusin tuaj gjatë muajit.  Në këtë rast duhet të konsumoni më shumë vitaminë B.

Rozë e hapur

Të gjithë personat që ushtrojnë gjithë kohën, kanë humbur shumë peshë kohët e fundit, kanë filluar një dietë të re, do të thotë se niveli i estrogjenit në trupin tuaj është shumë i ulët. Në këtë rast duhet të hani më shumë proteina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vjollcë e mbyllur

Nëse gjaku juaj ka ngjyrë të mbyllur dhe është në formë të copave, atëherë mund të keni shumë estrogjen në sistemin tuaj. Kjo rregullohet duke konsumuar fibra më shumë.

Ngjyrë portokalli

Kjo do të thotë se keni infeksione vagjinale. Zakonisht janë të shoqëruara nga një aromë e pazakontë. Për këtë, ju duhet të konsultoheni me mjekun. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";