Shpesh mund të iu ndodhë të keni puçrra dhe akne në një zonë të fytyrës dhe askund tjetër, shkruan “TeenVogue”.
Sipas dermatologëve, këto lidhjen me probleme tjera shëndetësore që ju mund të keni, transmeton lajmi.net.
Hormonet, dieta, higjiena e dobët, stresi, probleme me organe të brendshmë etj, janë të gjitha arsye të krijimit të akneve në zona të ndryshme.
Kjo është mënyra e trupit për të nxerrë jashtë sëmundjet, toksinat dhe stresin.
Aknet në ballë dhe vijë të flokëve
Nëse vendosni kapele shpesh, atëherë mund të jetë materiali që po iu shkakton akne. Gjithashtu edhe shampo që përdorni mund të jetë shkaktarë. Arsyeja e brendshme që mund të shkaktohen aknet në ballë është stresi, transmeton lajmi.net.
Aknet në hundë
Ato zakonisht janë të lidhura me zemrën dhe sipas ekspertëve, bëni mirë të hani më pak mish të kuq dhe ushqime djegëse. Faktorë i jashtëm mund të jetë makiazhi.
Mes vetullave
Kjo është zona ku shfaqen zakjonisht alergjitë e ushqimit, një prej gjasave këtu është se jeni intolernat ndaj laktozës.
Aknet në faqe
Kjo mund të shkaktohet nga brushat e makiazhit ose telefoni i papaster, gjithashtu edhe pirja e duhanit shkakton akne në këtë zonë, transmeton lajmi.net.
Aknet në mjekër
Kjo është shenjë e humbjës së balancit të hormoneve, në këtë rast nëse jeni duke përdorur kontraceptiv, bëni mirë të ndërroni llojin që merrni.
Aknet në vesh
Basi që kjo zonë ështëlidhur me veshkat, kjo mund të jetë si rezultat i dehidrimit.
Aknet rreth gojës
Ky lloj i ankeve është shpesh i shkaktuar nga mungesa e fibrave, ose ngënja e shumë ushqimeve me vaj dhe të djegës. Gjithashtu mund të jeni alergjik ndaj pastës së dhëmbëve që përdorni. /Lajmi.net/