Çfarë çaji duhet të pini në bazë të grupit tuaj të gjakut?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stina e dimrit është e lidhur ngushtë me konsumin e çajit. Një pije e ngrohtë dhe e shëndetshme që mund ta përgatisni në çdo moment, shkruan”Living”.

Por keni menduar ndonjëherë që përzgjedhja e çajit nuk duhet të kufizohet vetëm nga menuja e barit ku e porosisni apo lloji që keni në shtëpi ?

Në të vërtetë sipas mjekësisë tradicionale kineze, çaji duhet përgjedhur në varësi të grupit të gjakut të personave që e konsumojnë, transmeton lajmi.net. Për më tepër lexoni më poshtë:

Grupi i gjakut A:

Advertisement

Njerëzit të cilët kanë grupin e gjakut A janë të prirur të vuajnë nga aciditeti i stomakut. Çajrat që rekomandohen për ta janë të bazuara në xhenxhefil, xhensen, çaj jeshil dhe Mate, i cili është i njohur si një zëvendësim për kafen.

Një zgjedhje ideale e çajit për ta është gjithashtu një përzierje e xhensengur dhe xhenxhefilit.

Grupi i gjakut 0:

Personat që i përkasin grupit të gjakut 0 janë shumë emocionalë dhe analitikë. Janë të prirur për të vuajtur nga stresi dhe kanë vazhdimisht nivele të larta të kortizolit në organizëm.

Advertisement

Çajrat më të mirë për ta janë: çaj jeshil, çaji i pastër me lule jasemini, një kombinim i jaseminit, vaniljes dhe kanellës, si dhe çaji i kamomilit, transmeton lajmi.net.

Grupi i gjakut B:

Njerëzit me grupin e gjakut B zakonisht kanë aktivitet metabolik të reduktuat, si rrjedhojë rrezikojnë të preken nga sëmundjet autoimune, shtimi në peshë, lodhja kronike dhe gjumi i parregullt.

Ata kanë një sistem të qëndrueshëm, i cili ndihmon tretjen e ushqimit, por një mbrojtje të dobët kundër baktereve. Ata duhet të pinë çaj me fruta pylli, çaj majdanozi, trumze dhe rozmarine.

Advertisement

Grupi i gjakut AB:

Zgjedhja ideale e çajit për personat me grupin e gjakut AB është një përzierje e çajit jeshil dhe nenexhikut. Për meshkujt me grupin e gjakut AB është veçanërisht e rekomanduar përzierja e hithrës dhe mentes. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy