Burrat me gjatësi prej një meter ose më shumë kanë rrezik 35 për qind më të lartë për të vdekur nga kanceri sesa ata me bel prej 90 centimetrash, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Studimi i Universitetit të Oksfordit, në të cilën u përfshinë 200 mijë burra, nuk gjeti ndonjë rrezik në rritje tek njerëzit të cilëve yndyra iu shpërndahej në të gjithë trupin.
Kjo sugjeron se është koncentrimi specifik i yndyrës ai që i bën meshkujt më të prirur të vdesin nga sëmundja respektive.
Yndyra e ruajtur në bark konsiderohet si lloji më i rrezikshëm sepse mbulon organet vitale, siç janë mëlçia, pankreasi dhe zorrët.
Kjo mund të ndërhyjë në funksionin e tyre normal dhe të nxisë rritjen e qelizave kancerogjene, thanë studiuesit. /Lajmi.net/