Në filmin e Stanley Kubrick “Dr. Strangelove”, një gjeneral i forcave ajrore amerikane gjatë Luftës së Ftohtë urdhëron një sulm bërthamor hakmarrës kundër Bashkimit Sovjetik. Edhe pse u zbulua se nuk ishin sovjetikët që sulmuan të parët, komandanti, i cili kishte probleme  mendore, urdhëroi goditjen sepse ishte bindur se komunistët kishin fluorizuar furnizimin me ujë të Amerikës në një përpjekje për të dëmtuar “lëngjet e çmuara trupore” të burrave amerikanë.

Frika e komandantit paranojak për pjellorinë e tij ishte e lehtë për t’u tallur në vitin 1964, kur filmi i Kubrick u publikua për herë të parë. Por premisa mund të jetë më afër realitetit çdo ditë që kalon.

Në vitin 2017, Shanna Swan nga Shkolla e Mjekësisë Mount Sinai në Nju Jork dhe Hagai Levine e Universitetit Hadassah-Hebrew në Jerusalem, së bashku me gjashtë studiues të tjerë, vlerësuan numrin mesatar të spermatozoideve për 43,000 burra në 55 vende anembanë botës. Të dhënat, nga 185 studime të publikuara më parë, sugjerojnë se numri i spermës kishte rënë me rreth 25% midis 1973 dhe 2011 (shih grafikun).

Por akademikët kryen një analizë regresioni që kontrollonte ndryshimin në teknikën e kampionimit të studimeve, paragjykimet e tyre të mundshme të kampionit, moshën e burrave dhe nivelin e tyre të abstinencës përpara se të merrej një kampion. Ata zbuluan se numri I spermatozoideve në fakt kishte rënë me rreth 50% në vendet perëndimore gjatë kësaj periudhe. Megjithëse të dhënat ishin më pak të shumta, tendenca të ngjashme u vunë re edhe në vendet në zhvillim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Libri i ri i Dr Swan, “Count Down”, i botuar në fillim të këtij viti, heton pse ka ndodhur kjo rënie. Fajtori më i mundshëm, argumenton ajo, është përhapja e kimikateve të dëmshme si bisphenoli A (BPA) – i cili gjendet më së shpeshti në mallrat plastike shtëpiake. Sistemet endokrine të njerëzve, të cilët prodhojnë hormone duke përfshirë testosteronin dhe estrogjenin, mund të ndikohen negativisht nga këto kimikate. Në disa raste ato ulin fertilitetin si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Një studim, i kryer në Boston, analizoi rreth 500 të rinj që shpresonin të dhuronin spermë. Ai zbuloi se pjesa e aplikantëve që ishin mjaft pjellorë për të dhuruar kishte rënë nga 69% në 44% në dhjetë vitet deri në vitin 2013.

Kimikatet mund të mos jenë vetëm fajtorë. Një studim tjetër, i publikuar nga Environmental Pollution në 2018, mblodhi mostrat e spermës së 5,000 burrave që jetonin në Italinë veriore midis 2010 dhe 2016. Duke gjeokoduar adresat e shtëpive të burrave, u zbulua se numri mesatar i spermatozoidieve për çdo burrë u përkeqësua më shumë kur ndotja e ajrit ishte më e lartë.

Edhe nëse kimikatet BPA nuk janë shkaku i vetëm i rënies , rregullatorët kanë qenë të ngadaltë për të kapur dëmin e provuar që ato shkaktojnë. Në vitin 2007, Bashkimi Evropian zbatoi REACH, një grup rregullash për importin dhe prodhimin e kimikateve të rrezikshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Amerika dhe BE-ja kanë ndaluar që atëherë përdorimin e BPA në shishet e foshnjave, por kimikati është ende i lejuar në veshjet e kanaçeve të ushqimit. Rënia e numrit të spermatozoideve , nëse do të përkeqësohet më tej, mund të ketë pasoja të tmerrshme. Në mënyrë alarmante, nëse tendenca e botës së pasur të vëzhguar nga Dr Swan në studimin e saj të vitit 2017 do të vazhdonte deri në vitin 2045, kjo mund t’i kthej në  impotent gjysmën e burrave të Evropës dhe Amerikës së Veriut .

Kjo duket e pamundur për dy arsye. Efekti i BPA-ve në spermë mund të zvogëlohet me rënien e numrit të tyre; dhe tashmë po përdoren më pak kimikate BPA.(si)