BILANCI/ Covid-19 në 24 orët e fundit: 18 humbje jete, 645 raste të reja dhe 403 të shëruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BILANCI/ Covid-19 në 24 orët e fundit: 18 humbje jete, 645 raste të reja dhe 403 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar situatën e covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

Mësohet se janë shënuar 18 humbje jete, 645 raste të reja dhe 403 të shëruar.

Janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

Advertisement

272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 645
Të shëruar ne 24 orë 403
Të shtruar në spitale 463
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 2.201

Advertisement

Testime totale 184.217
Raste pozitive 36.245
Raste të shëruara 17.755
Raste Aktive 17.719
Humbje jete 771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9061
Fier 1347
Durrës 1339
Korçë 1006
Vlorë 858
Shkodër 855
Elbasan 825
Lezhë 739
Berat 554
Gjirokaster 545
Kukës 399
Dibër 191

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy