Ata që punojnë në zyre rrezikojnë t’i kenë këto probleme shëndetësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sidoqoftë, një studim i ri nga Universiteti I Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar thekson më tej se ka dyshime mbi këtë teori. Hulumtimi ka zbuluar, që njerzit që kanë një punë ku duhet të rrinë ulur janë shumë më pak të rrezikuar të pësojnë çrregullime të funksioneve kognitive të trurit, në krahasim me ata që kryejnë punë fizike.

Studimi është I bazuar në disa të dhëna të mëparshme, ku janë analizuar lidhjet në mes të aktiviteteve të përditshme, dietës dhe kancerit.

Në bazë të informacioneve të marra nga ky studim, është vërejtur se personat që punojnë në zyre, apo kanë një punë ulur, janë shumë më pak të rrezikuar nga çrregullimet e aspektit psikologjik dhe dobesimit te aftësive njohëve apo kognitive.

“Ndërsa aktiviteti I rregullt fizik ka përfitime të konsiderueshme për mbrojtjen nga shumë sëmundje kronike, faktorë të tjerë mund të ndikojnë në dobësimin e aftësive kognitive të trurit”, tha autori I këtij hulumtimi.

Advertisement

Gjithsesi, ata shtojnë se ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë social, siç është shkalla e arsimimit, ekukimi dhe faktorë të tjerë socio-ekonimikë, që ndikojnë në dobësimin e këtyre aftësive tek njerëzit, si dhe duhet bërë studime të tjera për të plotësuar këë teori./Gazeta Express

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy