Konsumimi i vetëm gjysmë filxhani arra në ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe të sjellë shumë përfitime për shëndetin tuaj, shkruan lajmi.net.
Arrat janë të mbushura me vitamina dhe lëndë ushqyese thelbësore, gjë që i jep shkëlqim natyror lëkurës suaj. Ja avantazhet që do të keni nëse hani arra çdo ditë:
- Mund të parandalojnë plakjen e parakohshme.
Arrat janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga dëmtimi, siç është ekspozimi në diell. Konsumimi i disa arrave në ditë mund të shmangë rrudhat në fytyrë dhe ta bëjë lëkurën të duket më e freskët dhe e shndritshme. Arrat janë gjithashtu të pasura me vitaminë B, e cila mund të zvogëlojë pigmentimin e lëkurës dhe të ndihmojë trupin të prodhojë qeliza të reja të lëkurës që janë të shëndetshme.
- E mbajnë lëkurën të hidratuar.
Arrat ofrojnë yndyrna të shëndetshme omega-3 që ndihmon në balancimin e prodhimit të vajit, largimin e toksinave dhe bllokimin e lagështisë që i duhet lëkurës tuaj për të qëndruar e lëmuar dhe pa rrudha.
- Mund të parandalojë puçrrat.
Yndyrnat e shëndetshme në arra ndihmojnë në zbutjen e acarimit të lëkurës dhe madje mund të trajtojnë sëmundje të caktuara të lëkurës, të tilla si dermatiti. Gjithashtu, arrat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit, duke e ndihmuar lëkurën të qëndrojë me shkëlqim dhe pa akne.
- Mund të zvogëlojë rrathët e errët poshtë syve.
Kur zgjoheni me rrathë të zinj poshtë syve, zakonisht merrni disa kuba akulli për të shpëtuar prej tyre. Arrat kanë vitaminë E, e cila zvogëlon rrathët e zinj postë syve.
- I jep shkëlqim lëkurës suaj.
Ajo që hani ndikon në lëkurën tuaj dhe asnjë produkt kozmetik nuk do ta bëjë atë të duket e bukur nëse zorrët tuaja nuk marrin ushqim të shëndetshëm. Arrat nxisin prodhimin e baktereve të shëndetshme, të cilat janë shumë të rëndësishme për tretjen dhe shëndetin e përgjithshëm. Kjo, nga ana tjetër, do të përmirësojë lëkurën tuaj nga brenda dhe jashtë, duke i dhënë më shumë shkëlqim.
- Janë të mira për skalpin e kokës.
Antioksidantët dhe acidet yndyrore të shëndetshme që gjenden në arra mund të ndihmojnë në stimulimin e folikulave të flokëve, duke i bërë ata më të shkëlqyeshëm dhe voluminoz. Ngrënia e arrave gjithashtu mund ta bëjë lëkurën më të shëndetshme, gjë që do të mbajë larg zbokthin dhe ndjesinë e kruajtjes. /Lajmi.net/