Arsyeja pse duhet të hani farërat e shalqirit në vend se t’i largoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sigurisht, shumica prej nesh i heqim farat ndërsa e presim shalqirin. Pavarësisht nëse kemi frikë të gjatë të fëmijërisë për shalqinj që rriten në barkun tonë (edhe pse ne logjikisht e dimë se është e pamundur) ose jemi thjesht krijesa të zakonit, rezulton se ne po e privojmë veten nga disa lëndë ushqyese të dobishme duke shmangur ato copëza të vogla, transmeton Telegrafi.

Sipas USDA, farat e shalqirit janë burime të shkëlqyera të dy mineraleve të dobishme: magnezit dhe hekurit. Departamenti i shëndetit të SHBA-ve rekomandon që personat e rritur të marrin 320 gramë magnez në ditë. Magnezi shndërron ushqimin në energji dhe promovon funksionimin e muskujve dhe nervave.

Magnezi është gjithashtu i shkëlqyeshëm për uljen e inflamacionit kronik, presionin e lartë të gjakut dhe lehtëson ankthin ose problemet e gjumit.

Një grusht i madh me fara shalqiri përmban 21 gramë lëndë ushqyese.

Advertisement

Sa për hekurin, i cili është thelbësor për shëndetin e gjakut, rritjen fizike, funksionin e qelizave dhe zhvillimi i trurit, departamenti i shëndetësisë në SHBA rekomandon nga 17 deri në 19 gramë për konsumim çdo ditë. Ngrënia e farave të shalqirit do t’ju japë 1.6 gram hekur për sasi ditore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy