Derisa nuk ka ndonjë studim që tregon një evidencë të madhe për të vërtetuar efektin e magnetit në energji dhe nivelin e dhimbjeve, magnetët e kanë dëshmuar përdorimin e tyre për të trajtuar depresionin por në një mënyrë më specifike, transmeton lajmi.net.
Çka është TMS?
TMS është një trajtim i depresionit. Terapia është e sigurt dhe mund të jetë efektive për disa persona vetëm në disa seanca.
Terapia TMS funksionon nga stimulimi i disa pjesëve të trurit, transmeton Alternative Medicine. TMS gjithashtu ndikon edhe në pjesën e trurit tek pjesët ku krijohen disponimi.
Përdorimi i TMS nga depresioni përdoret duke shfrytëzuar elektromagnetikë të fortë që të aktivizojë qelizat brenda trurit.
Ideja e përdorimit të magnetëve si terapi ndaj depresionit ka qenë mijëra vite më parë. Por, studimet nuk kishin gjetur akoma diçka që e vërtetonte përdorimin e magnetit për lehtësimin e dhimbjeve dhe simptomave të depresionit. /Lajmi.net/