A mund të zvogëlojë gjumi depresionin?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Privimi i plotë i gjumit ose privimi i pjesshëm i gjumit mund të prodhojë përmirësim klinik në simptomat e depresionit brenda 24 orësh, transmeton lajmi.net.

Ilaçe kundër depresionit marrin javë ose më shumë për të dhënë rezultate.

Studimet e mëparshme kanë treguar efekte të shpejta antidepresive nga privimi i gjumit për afërsisht 40-60 për qind të individëve, megjithatë kjo shkallë e përgjigjes nuk është analizuar për të marrë një përqindje më të saktë që nga viti 1990.

Duke shqyrtuar më shumë se 2 mijë studime, një ekip nxori të dhëna nga një grup përfundimtar prej 66 studimesh të ekzekutuara gjatë një periudhe 36 vjeçare për të përcaktuar se si reagimi mund të ndikohet nga lloji dhe koha e privimit të gjumit të kryer, mostra klinike, statusi i ilaçeve, mosha dhe gjinia e mostrës.

Advertisement

Ata gjithashtu hulumtuan se si reagimi ndaj privimit të gjumit mund të ndryshojë në mes të studimeve, sipas mënyrës se si përcaktohet “përgjigja” në secilin studim, shkruan balanced living life.

Autorët vërejnë se kërkimi i mëtejshëm është i nevojshëm për të identifikuar saktësisht sesi privimi i gjumit shkakton ulje të shpejtë dhe të konsiderueshme të ashpërsisë së depresionit.

Studimet e ardhshme janë të nevojshme për të përfshirë një vlerësim më gjithëpërfshirës të parashikuesve të mundshëm të rezultatit të trajtimit për të identifikuar ata pacientë që ka më shumë gjasa të përfitojnë nga privimi i gjumit. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy